Daut Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar kundër qëndrimeve të Kurtit në mbrojtje të Nagip Krasniqit

Kandidati për deputet nga radhët e AAK, Daut Haradinaj, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti lidhur me ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, i cili përballet me dy aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Haradinaj ka ironizuar mbrojtjen e Kurtit ndaj Krasniqit, duke e cilësuar gjendjen e sistemit energjetik si të papranueshme. “Siç duket, ish-drejtori i KEK-ut e ka çmendur Kurtin me diçka tjetër. Kosova është në terr, o qyqan; çohu, shko deri në mihje dhe kryej ndonjë punë, se e more në qafë këtë popull,” ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …