Koncerti i jashtëzakonshëm nga AVK “Deçani” me muzikë dhe valle të traditave tona

Ansambli i Valleve dhe Këngës “Deçani” mbajti një koncert të jashtëzakonshëm për nder të festave të fundvitit.

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka shkruar në postimin e tij në facebook, se koncerti i AVK Deçani ishte i jashtëzakonshëm me muzikë dhe valle të traditave tona, që na kujtoi edhe një herë rëndësinë e ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë sonë kombëtare.

Ai ka falënderuar artistët për profesionalizmin e tyre, organizatorët për përkushtimin dhe qytetarë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen e tyre.

Bashkë do të vazhdojmë të punojmë për të sjellë më shumë evente që na bashkojnë dhe na bëjnë krenarë për atë që jemi!, ka shkruar Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …