leoni

Gjykata Supreme merr vendim për ankesat e partive politike

Gjykata Supreme hodhi poshtë ankesën e Vetëvendosjes, që e paraqiti kundër vendimit të PZAP-së, për certifikimin e Listës Serbe

Gjykata Supreme e Kosovës e ka hedhur poshtë ankesën e Vetëvendosjes,  që e paraqiti kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me certifikimin e Listës Serbe, për zgjedhjet parlamentare. Lajmin për medie  e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu-Uka. “Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me këtë aktvendim urdhërohet që ta certifikojë subjektin politik Lista Serbe dhe kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, thuhet në aktvendimin e gjykatës. Fillimisht, mos-certifikimi i Listës Serbe nga KQZ tërhoqi kritika e shqetësime nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian e Gjermania. Në reagimet e tyre të ngjashme, ata u shprehën se janë të shqetësuar për përfshirjen “e kritereve të motivuara politikisht” dhe u tha se procesi i certifikimit duhet të bëhet mbi baza të standardeve ligjore dhe procedurave në përputhje me ligjet dhe se ky proces nuk duhet të politizohet. Ekspres

Kontrolloni gjithashtu

Ka dështuar për të 21 herë me radhë seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

Ka dështuar për të 21 herë me radhë seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. …