leoni

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ në mbledhjen e mbajtur sot, ka njoftuar se është certifikuar lista e kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka njoftuar se është certifikuar lista e kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se certifikimi bëhet pasi Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Vetëvendosjes. Sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me mos certifikimin e listës së kandidatëve për deputetë nga Lista Serbe, ka marrë vendim të cilin ka kërkuar të certifikojë listën e Listës Serbe. Ky vendim është apeluar dhe se Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë  ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje,  vendimi i PZAP-it është të certifikojë kandidatët. Radoniqi shtoi tutje se vendimet e PZAP janë të obligueshme për KQZ-në, dhe se lista e tyre certifikohet. Kundër këtij vendimi u shpreh vetëm,  Sami Kurteshi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …