leoni

Gjatë manifestimit për Vitin e Ri, janë lënduar 24 veta nga mjetet piroteknike, shumica prej tyre fëmijë

Festat e Vitit të Ri, vazhdimisht kanë sjellë incidente të rënda, kryesisht nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Sipas drejtorit të Emergjencës, në Prishtinë, Naser Syla, gjatë muajit dhjetor janë raportuar 24 raste të lëndimeve, disa prej të cilave kanë përfunduar me amputime të gishtave. Syla theksoi se vetëm nga data 22 deri më 26 dhjetor janë regjistruar 13 raste, ku viktimat ishin kryesisht fëmijë. Vazhdimisht kërkohet   për kujdes më të madh gjatë përdorimit të mjeteve piroteknike, veçanërisht në mesin e të miturve, por ky fenomen i keq nuk po ndërpritet, përderisa tregtarët me leje i shesin fishekzjarrët, kudo bë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …