Rahoveci mirëpriti sot delegacionin e Bashkësisë Shqiptare të Bosnjës dhe Hercgovinës

Një moment historik u shënua sot në Rahovec, me pritjen e delegacionit të Bashkësisë Shqiptare të Bosnje dhe Hercegovinës, të përbërë nga profesorë dhe studiues të shquar, të udhëhequr nga znj. Elvira Dushi.

Ky delegacion vizitoi për herë të parë Republikën e Kosovës pa viza, një arritje që simbolizon lidhjet e forta dhe lirinë e lëvizjes mes shqiptarëve.

Delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina e shoqëroi kryetari i komunës së Rahovecit, z.Smajl Latifi me bashkëpunëtorë për në Teqen e Halvetive, një trashëgimi shpirtërore e Rahovecit, si dhe bodrumin e njohur të verës “Kosova Wine,” ku patën mundësinë të ndajnë vlera kulturore dhe tradita unike të vendit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …