ISMET SYLEJMANI: MIRË SE ERDHE BIRI I MADH I KOMBIT, NASIM HARADINAJ

Eprori i shquar i UÇK-së, Nasim Haradinaj ka paralajmëruar se do t’i padis të gjitha shtetet financuese të Gjykatës Speciale në Hagë

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka paralajmëruar se do t’i padis të gjitha shtetet financuese të Gjykatës Speciale në Hagë. Avokati i tij, Toby Cadman, ka saktësuar se padia e klientit të tij, Nasim Haradinaj ka të bëjë me shkeljen e të drejtave të Haradinajt gjatë procesit gjyqësor por edhe në burg, gjithnjë siç pretendohet nga ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pyetjes se a ka besim se Gjykata e Strasburgut do ta pranojë padinë që e ushtron Haradinaj ndaj Gjykatës së Kosovës, meqë Republika e Kosovës ende nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, avokati Toby Cadman i është përgjigjur se është tejet optimist se do t’i përgjigjet për faktin se nuk do të paditet shteti i Kosovës, por vendet anëtare të Bashkimit Evropian që kontribuojnë financiarisht për funksionimin e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …