Trashësia e borës në disa vende të Bashkisë së Korçës ka arritur afër 2 metra

Mediet në Shqipëri njoftojnë se në juglindje të vendit ka pasur reshje të mëdha të borës duke shkaktuar bllokim rrugësh. Në disa vende, trashësia e borës ka arritur deri në afër 2 metra. A2 CNN njofton se në zonën e njohur si Mashkullorë dëbora ka arritur në 2 m lartësi në vende ku ka fryrë erë me dëborë, ndërsa në pjesën tjetër të aksit trashësia është mbi 50 cm. Ditën e sotme nga ana e Bashkisë së Korçës ka nisur puna për hapjen e rrugës dhe largimin e dëborës, punë e cila pritet të zgjatë disa ditë për shkak të trashësisë së madhe të saj, njofton Euro News Albania.

Kontrolloni gjithashtu

Ben Andoni: Mënyra se si po sillet Albin Kurti, në Shqipëri shikohet si një lloj cinizmi ndaj Tiranës në përgjithësi

Ben Andoni thotë se Kosova s’ka zë të vetin për Grenlandën

Analisti politik Ben Andoni ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria pritet të rreshtohen pa hezitim …