Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se liria e shprehjes dhe e mediave, në vendin tonë është përkeqësuar dukshëm

Juristja e mediave, Flutura Kusari, në një postim të saj, ka deklaruar  se liria e shprehjes dhe e mediave është përkeqësuar dhe,  Kosova në këtë drejtim  nuk shquhet më si kampion i lirisë së medias në rajon. Sipas saj, partitë politike duhet ta përfshijnë në programet e tyre, një pjesë të veçantë me hapa specifik për përmirësimin e lirisë së medias. Liria e mediave dhe e shprehjes është përkeqësuar dukshëm dhe vendi ynë nuk shquhet më në rajon si kampione e lirisë së medias dhe shprehjes. Partitë politike duhet të shfrytëzojnë momentumin që në programin e partive të tyre politike t’ia dedikojnë një pjesë të veçantë hapave që të do ndërmarrin për të përmirësuar lirinë e medias në Kosovë. Personalisht, nga programet politike që do të shpalosen, këtë pjesë jam duke e pritë me padurim”, ka shkruar Flutura  Kusari në një postim të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …