Me moton “Ti je pjesë e atdheut”  u organizuan shumë aktivitete kulturore dhe promovuese në Klinë

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, aktivitetet për shënimin e “Ditët e Diasporës” filluan me datë 31 korrik me organizmin e një ndeshjeje në futboll në mes të KF”Dukagjinit” nga Klina dhe ekipit të futbollit nga Federata shqiptare e futbollit në Gjermani. Ndërsa me 2 gusht pas pritjes së mërgimtarëve në zyre dhe takimit me ta, kryetari Bashota morri pjesë në promovimin e librit “Dëshmi në Kohë” të autorit nga Klina i cili jeton dhe vepron në SHBA, gazetarit shumëvjeçar dhe publicistit Luz P. Thaçi. Në këtë promovim ku morën pjesë shumë qytetarë të Klinës e në veçanti mërgimtarë të shumtë, ishin të pranishëm edhe Ministri për Diasporë, Valon Murati, Rektori i UP, Marjan Dema, anëtari i gjykatës kushtetuese, Bekim Sejdiu, Blerim Latifi etj.

Kryetari Sokol Bashota në fjalën e tij në fillim të këtij promovimi theksoi se libri “Dëshmi në kohë” është vet Luzi. Puna e tij, aktiviteti i tij gazetaresk, letrarë dhe veprimtaria e tij janë dëshmi që asnjë kohë nuk do ti shlyej. “Uroj dhe shpresoj që në vitin e ardhshëm, Luzi të na vijë në vendlindje edhe me një libër tjetër”, theksoi Kryetari Bashota në përmbyllje të fjalës së tij.

Në kuadër të manifestimit “Ti je pjesë e atdheut” u organizua edhe një panair i vogël me prodhime vendore dhe një ekspozitë figurative e piktorëve klinas. Panair ky i pari i këtij lloji i organizuar në Komunën e Klinës.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …