Është asfaltuar rruga “ Don Gjergji” në Dugajevë të Klinës

Kanë përfunduar punimet në asfaltimin e rrugës “Don Gjergji” në Dugajevë të Klinës. Rruga 470 metra që lidh banorët e këtij fshati nga rruga kryesore e deri te kisha e parë në botë me emrin e humanistes shqiptare “Nënë Tereza” u asfaltua me buxhetin e Komunës së Klinës.

Në ceremoninë e prerjes së shiritit të kësaj rruge, Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota, para banorëve të fshatit dhe shumë bashkatdhetarëve që po pushojnë në vendlindje, mes të tjera tha se ky projekt për banorët e Dugajevës nuk është projekti i parë i realizuar e s’do të jetë as i fundit për këtë fshat. “Planifikohen ndërmarrje të reja në investime sikurse në Dugajevë ashtu edhe në fshatrat tjera të Komunës me qëllim të ngritjes edhe më të madhe të mirëqenies së banorëve”, tha kryetari Bashota në fund të ceremonisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …