Doarsa Kica-Xhelili: Politika duhet t’i mbajë duart larg drejtësisë

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë thirrje për një ndarje të qartë mes politikës dhe institucioneve të drejtësisë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së Kryeprokurorisë. Ajo u shpreh se ndikimet politike në sistemin e drejtësisë përbëjnë një kërcënim për sundimin e ligjit dhe për integritetin e institucioneve. Politika duhet me i mbajë duart larg Kryeprokurorisë, sepse personat që vijnë në krye të atij institucioni janë ata që potencialisht nesër do të na hetojnë neve. Larg qoftë, por duhet të sigurojmë që drejtësia të jetë e pavarur dhe e paanshme, deklaroi Daorsa Kica-Xhelili. Ajo shtoi se besimi i qytetarëve tek drejtësia varet nga ndarja e qartë e pushteteve dhe garantimi i integritetit të institucioneve të drejtësisë

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës kërkon përfshirjen në pagat shtesë edhe punonjësit e sektorit privat

Jusuf Azemi: Gjendja e punëtorëve në sektorin privat është alarmante

Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka tërhequr …