Memli Krasniqi

Përkushtimi ynë është të ofrojmë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat përballen qytetarët, thotë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka adresuar një video-mesazh për qytetarët e Kosovës, duke theksuar vizionin e partisë për një të ardhme ma të mirë, të udhëhequr nga kandidati për kryeministër, Bedri Hamza. Imagjinoni një Kosovë ku çdo qytet, çdo fshat dhe çdo qytetar jeton më mirë. Me Bedri Hamzën si kryeministër, ky vizion nuk është vetëm i mundshëm, por është i pashmangshëm”, ka thënë Krasniqi në deklaratën e tij. Përkushtimi i PDK-së është të ofrojë zgjidhje konkrete për sfidat që përballen qytetarët e Kosovës, duke u mbështetur në një ekip të guximshëm dhe të përkushtuar që beson në një Kosovë më të mirë. Kosova mundet më mirë, ndërsa e ardhmja u përket atyre që guxojnë! Në përmbyllje të deklaratës, kryetari Krasniqi u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që më 9 shkurt të dalin dhe të bëjnë ndryshimin duke votuar për PDK-në dhe vizionin e saj për një Kosovë më të fortë dhe më të zhvilluar. Prandaj, me 9 shkurt: Guxoni. Besoni. Votoni Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 131”, ka thënë, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …