Gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari i 112-të i Zyrës së Prokurorit, Sokol Dobruna, ka deklaruar se ka probleme me kujtesën

Dëshmitari i Prokurorisë,  Sokol Dobruna, ka thënë në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë se ka probleme me kujtesën, kur u pyet se a i kujtohet një rast se ka parë ndonjë të burgosur serb,  të vdekur në burgun e Kleçkës. Kam problem me këtë kujtesë. Nuk më kujtohet. S’është me rëndësi, mund të jetë. Nuk e mohoj, ashtu po mendoj”, tha Dobruna. Më konkretisht, a ju kujtohet që keni bërë sqarime në deklaratën tuaj, duke më thënë mua që vendi ku e keni parë këtë të burgosur ka qenë një qeli brenda një burgu, a ju kujtohet kjo dëshmitar?”, pyeti prokurori,  ndërsa Sokol Dobruna mohoi me kokë. Më pas, prokurori ia prezantoi dëshmitarit një fjalë që ai pretendohet se e ka korrigjuar. Megjithëse insistoi prokurori në freskimin e kujtesës për dëshmitarin, ai tha që nuk i kujtohet. Me kërkesën e prokurorit Capin, trupi gjykues urdhëroi pushim prej dhjetë minutash në mënyrë që Dobruna të konsultohet me avokatin e vet. Ndërsa, kur palët u kthyen në sallë, seanca kaloi në sesion privat për pak. Pasi u hap seanca, Sokol Dorbuna tha se prej 7 shtatorit të vitit  1998 ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se ka qëndruar në Jabllanicë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …