Kryetari Nura priti në takim ekspertin e ekonomisë dhe financave publike, Bashkim Mustafën

Kryetari i komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura ka mirëtur në takim Prof. Dr. Bashkim Mustafën. Nura në postimin e tij në facebook ka shkruar se Mustafa është një nga ekspertët e zotë të fushës së ekonomisë dhe financave publike, mendjemprehtë dhe i shquar në profesionin e tij që ka arritur edhe nivele akademike, falë përvojës së krijuar duke punuar në hulumtime shkencore të botuara në publikime ndërkombëtare.

Është kënaqësi çdo diskutim me të mbi çështjet ekonomike, ndërsa mbetet vlerë e shtuar kandidimi i tij për deputet në Parlamentin e Kosovës, ka shkruar ndër të tjera, kryetari i Skënderajt, z. Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …