Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë të ditur se kjo parti është forcuar me një anëtar të ri, ish epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë të ditur se kjo parti është forcuar me një anëtar të ri, ish epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një njoftimi për media bëhet fjalë për Arton Cervadikun, ish-komandant i Togut të Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetar i PDK-së për Poklek të Vjetër, Poklek të Ri, Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët dhe Vasilevë i cili ka vendosur t’i bashkohet AAK-së. Tutje thuhet se Cervadiku, i njohur për kontributin e tij në Luftën Çlirimtare si pjesë e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” dhe më pas si komandant në Njësinë Speciale-Diverzanto Vëzhguese, është pritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ish-komandanti Cervadiku, i cili mban katër plagë lufte dhe ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Brendshme në periudhën e pasluftës, është gjithashtu bartës i gradës master në shkenca të sigurisë të drejtimit Juridik-Kriminalistikë. Duke shpjeguar vendimin e tij, Cervadiku theksoi se do t’i mbështesë bashkëluftëtarët në AAK me të njëjtin përkushtim që ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe ushtarake.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …