Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, priti në takim, zonjën, Nathalie Luaso, Shefen e Misionit të BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, priti sot në takim, zonjën  Nathali Luaso, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Shefe e Misionit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve,  në Kosovë. Takimi u përqendrua në angazhimin e Kosovës për të siguruar zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, duke theksuar përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e proceseve demokratike të vendit. Kryetari Krasniqi shprehu mirënjohjen e tij për zonjën Luaso dhe EU EOM,  për rolin e tyre të rëndësishëm në mbështetjen e sistemit zgjedhor të Kosovës.   Ai theksoi rëndësinë e misioneve të mëparshme të BE-së në mbështetjen e reformave zgjedhore, rritjen e transparencës dhe fuqizimin e besimit publik në procesin zgjedhor. Kosova është krenare për traditën e saj të organizimit të zgjedhjeve demokratike, të lira dhe transparente, tha Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …