Fatmir Limaj: Koalicioni për Kosovën Fituese mori PO në Skenderajn legjendar

Koalicioni për Kosovën Fituese që përbëhet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Nisma Socialdemokrate- Konservatorët – Forumi Intelektual, sot kanë qëndruar në Skenderaj ku janë takuar me banorët e kësaj ane. Gjatë fjalimit para të pranishmëve të shumtë, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir LImaj ka theksuar se koalicioni për Kosovën Fituese mori PO në Skenderajn legjendar. “Ne nuk bashkohemi për të mundur të tjerët, ne bashkohemi për të fituar Kosova. E kaluara jonë tregon se çdo herë kur jemi të bashkuar, Kosova ka fituar. E vërteta është se Kosova është në rrezik nga shpifjet dhe përçarjet që po i krijojnë disa. Ne, si koalicion, jemi bashkuar për ta ndaluar përçarjen dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar për të gjithë. veçVEPRA është ajo që do të na ndihmojë të ecim përpara, jo fjalët që ndajnë. Prandaj, bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA” ka shkruar lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …