NATO shtonë praninë e saj ushtarake në Kosovë

Aleanca ushtarake veri – perëndimore ka shtuar praninë e saj ushtarake në vendin tonë. Misioni i NATO-s në vendin tonë, KFOR-i ka njoftuar se po përforcon praninë në Kosovë dhe brigada italiane e këmbësorisë “Sassari” do të kryejë një sërë aktivitetesh, së bashku me trupat e KFOR-it. Kjo forcë do të dislokohet në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të situatës së sigurisë, përfshirë edhe gjatë periudhës së zgjedhjeve”, thuhet në komunikatën e KFOR-it. NATO ka njoftuar se ka dërguar në Kosovë edhe 200 ushtarë shtesë italianë për të forcuar misionin e saj paqeruajtës në Kosovë – KFOR. Dërgimi i këtyre forcave është bërë pak ditë pasi shefi i NATO-s, Mark Rutte shfaqi shqetësime për periudhën zgjedhore në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …