Daut Haradinaj: Kur është bashkuar Drenica dhe Dukagjini e kanë dëbuar Serbinë nga Kosova

Gjatë fjalës para masës së pranishme në Skenderaj, kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se kur janë bashkuar Drenica e Dukagjini në luftën për çlirim, e kanë dëbuar Serbinë nga Kosova. “Sot jemi bashkuar për t’a bërë Kosovën anëtare të NATO-s. Skënderaj ja din rëndësinë sigurisë së Kosovës, dha gjithçka çka kishte për lirinë saj. Skënderaj me Gjeneral Nuredinin dhe Gjeneral Kodrën, sot i dhanë besën Koalicionit për Kosovën Fituese, sepse vetëm përmes kësaj liste dalim ballëhapur para qytetarëve tanë duke ju dhënë siguri, mirëqenie dhe integrim. Lista jonë e vlerave të mëdha është krijuar mbi parimin e bashkimit për fitoren e Kosovës, njësoj sikur në çdo kohë kur Kosova kishte nevojë për ne. Ka qenë dhe është nder i madh me u rreshtu bashkë, prapë” ka theksuar mes tjerash, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …