Daut Haradinaj, kritikoi zëvendës-kryeministren, Donika Shvarc, për deklaratat e saj shpifëse, gjatë një tubimi elektoral, në Pejë

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër zëvendëskryeministren Donika Gërvalla për deklaratat e saj gjatë një tubimi elektoral, të mbajtur në Pejë, ku ajo akuzoi se qyteti gjoja po sundohet nga banda. Haradinaj e quajti  “një bandite ordinere, meqë nuk ka njohuri të mjaftueshme për situatën reale në Pejë. Nëse kjo shkon në Pejë dhe e ngrit zërin duke thënë se Peja qenka sunduar nga bandat, atëherë mund të them se kjo është një bandite ordinere. Kjo nuk di as çfarë është duke folur e as ku është duke folur,”deklaroi Haradinaj. Ai theksoi se, ndonëse nuk ka asgjë personale kundër saj, deklaratat e Gërvallës përbëjnë një ofendim ndaj qytetit të Pejës dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …