Ramush Haradinaj, gjatë pranisë së tij për ceremoninë e inaugurimit të kryetarit, D. Trump pati një takim pune me emisarin, Richard Grenell

Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Amerikë,  ku po merr pjesë  në ceremoninë e inaugurimit të kryetarit,  Donald Trump, ka zhvilluar një takim pune me të  Dërguarin e  Posaçëm Presidencial për Misione të Veçanta, Riçard Grenell. AAK-ja ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi, Haradinaj rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve strategjike me Amerikën, duke theksuar synimin kryesor të vendit, që është anëtarësimi në NATO. Ballkani Perëndimor dhe Kosova, janë pjesë e angazhimit të ambasadorit Grenell në detyrën e tij të re në administratën e dytë të Presidentit Trump. Vizita dhe takimi me emisarin  Riçard Grenell vlerësohen hapa të rëndësishëm në avancimin e agjendës strategjike të Kosovës për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, thuhet mes tjerash në njoftimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Haxhiu akuzon VV-në për mungesë transparence: Votimi i fshehtë, tentativë për pazare me Listën Serbe

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke e …