Mesto: Kosovska Mitrovica Datum: 28.09.2011 Dogadjaj: DRUŠTVO/VOJSKA/POLITIKA - nemaèki pripadnici KFOR obezbeðuju most u Kosovskoj Mitrovici Licnosti:

Forcat e huaja ushtarake në Kosovë kanë nisur mobilizimin për forcimin e sigurisë, veçanërisht gjatë periudhës së zgjedhjeve

Forcat e huaja ushtarake në Kosovë kanë nisur mobilizimin për forcimin e sigurisë, veçanërisht gjatë periudhës së ndjeshme zgjedhore. KFOR ka shtuar numrin e trupave në vend, ndërsa forca të xhandarmërisë nga Franca, Italia dhe vende të tjera pritet të mbërrijnë së shpejti. Sipas EULEX-it, situata e sigurisë në veri të Kosovës mbetet “stabile, por e brishtë.” Për këtë arsye, Njësia Rezervë e Policisë së Specializuar (RFPU) është vendosur për të mbështetur më mirë homologët kosovarë dhe për të reaguar në rast nevoje. Ajo  do të kryejë patrullime të dukshme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar siguri. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë këtë shtim të përkohshëm të forcave si një masë pozitive për mbajtjen e stabilitetit. Arben Dashevci e konsideron lëvizjen të domosdoshme për të garantuar qetësinë gjatë procesit zgjedhor, ndërsa Avni Islami shprehet se Serbia mund të tentojë destabilizimin e situatës në Kosovë dhe Bosnje, me qëllim, për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …