Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitave të disa bizneseve, ka mbajtur tubime me qytetarë edhe në Dragash e në Zhur

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitave të disa biznese, ka mbajtur tubime me qytetarë edhe në Dragash e Zhur. Në Dragash, ai ka premtuar mbështetje për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë. “Ne do t’i përkrahim të punësuarit në sektorin privat përmes themelimit të Gjykatës së Punës, e cila i garanton të drejtat për të punësuarit në sektorin privat. Dhe do ta themelojmë Fondin për Papunësinë, i cili do të sigurojë 80% të pagës së fundit për 6 muaj në rast të humbjes së vendit të punës. Qëllimi ynë është ta përmirësojmë standardin e jetesës së qytetarëve të Kosovës dhe standardin e jetesës së familjeve të Kosovës. Para qytetarëve të Kosovës garojmë me një program të qartë, me një vizion të qartë për të ardhmen. Për një vizion, i cili do ta ndryshojë dhe do ta përmirësojë standardin e jetesës së secilës familje në Kosovë. Mbi të gjitha, ne kemi ekipe të jashtëzakonshme, të cilat garantojnë dhe sigurojnë zbatimin e këtij programi në kohë dhe pa vonesa”, ka thënë Bedri Hamza në Zhur.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …