Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu të martën në zyrën e tij mirëpriti talentët e futbollit Mali Dullovi dhe Orik Jashari të cilët më 23 janar udhëtojnë drejtë Spanjës për të qenë pjesë e përvojës fantastike në Akademinë e FC Barcelona.
Kryetari Aliu në postimin e tij në facebook ka shkruar:
Mali Dullovi dhe Orik Jashari, janë vogëlushët ferizajas, që me talentin e tyre në futboll, tërhoqën vëmendjen e klubit prestigjioz të futbollit “FC Barcelona” ku më 23 Janar udhëtojnë drejt Spanjës për të qenë pjesë e përvojës fantastike në Akademinë e FC Barcelona, mundësi kjo që i jep talentit të tyre, dijet e përvojat nga trajnerët me renome ndërkombëtare, për të zhvilluar talentin e tyre në arenën ndërkombëtare.
Kënaqësi e veçantë që momente të këndshme të ditës, të ndajmë bashkë me Malin e Orikun, për t’i dhënë gjithë mbështetjen tonë të parezervë.