Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të martën takoj përfaqësueset e Shoqatës “Hareja” në Rahovec.
Latifi me këtë rast deklaroj se ishte i nderuar mga ky takim me gra të jashtëzakonshme, të cilat me punën e tyre të palodhshme mbështesin kategori të rëndësishme të shoqërisë.
Gjatë bisedës, u ndanë shqetësime por edhe ide rreth sfidave me të cilat përballen dhe çështjeve që i preokupojnë. Latifi rikonfirmoj angazhimin e tij për t’iu qëndruar pranë, për të rritur mbështetjen dhe për të krijuar mundësi më të mira për punën e tyre të çmuar.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
