Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar një performansë artistike në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë

Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar një performansë artistike në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë

Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar përformancën artistike në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me titullin “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafirë”. Kjo ngjarje organizohet si pjesë e fushatës “Shqiptari në Parlament” dhe ka për qëllim t’i ofrojë qytetarëve mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me kandidatët e Koalicionit për Familjen. Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se kandidati për deputet nga ky koalicion, Ferid Agani, ka thënë se kjo paraqitje e kandidatit Sokol Plakolli, është një rrugë me vlera kulturore, për të zënë karrigen në Kuvend të Kosovës. “E ka zgjedhur një rrugë me vlera kulturore, për ta zënë karrigen në Kuvend të Kosovës… I lus të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që modelin e Sokolit si shqiptar që e ka zgjedhur ta personifikojë këtë korpus të vlerave që dëshiron të promovojë, ta votojë dhe ta sjellim aty ku e ka vendin”, tha Agani.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Nëse flitet për luftim dhe denigrim të zonjës Haxhiu, unë besoj se këtë është duke e bërë vet z. Kurti

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se mos votimi i Albulena …