Enver Hoxhaj e përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore në këtë muaj nga e cila do të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së

Enver Hoxhaj; Përmes hapjes së konsullatave të reja do t`i përfaqësojmë interesat e qytetarëve tanë kudo ku jetojnë, në Evropë dhe në botë

Kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka paraqitur planin e PDK-së për mërgatën, duke nënvizuar rëndësinë e saj si pjesë vitale e Kosovës. Ai po ashtu ka thënë se investimet në ekonomi do të jenë prioritet për ta mbështetë diasporën. Jetojmë në një kohë kur ka një Kosovë në Ballkan dhe një Kosovë të dytë në Evropë”, deklaroi Hoxhaj, duke theksuar angazhimin e PDK-së për rikthimin e Ministrisë së Diasporës. “Partia Demokratike e Kosovës do të angazhohet që ta sheh mërgatën të përfaqësuar në Kuvend dhe në Qeveri të Kosovës përmes rikthimit të Ministrisë së Diasporës. Përmes hapjes së konsullatave të reja do të mbrojmë identitetin, por edhe t`i përfaqësojmë interesat e qytetarëve kudo që jetojnë në Evropë dhe jashtë Evropës”, ka thënë ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …