Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës amerikane zonjën, Anu Prattipati

Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës amerikane zonjën, Anu Prattipati

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe njëkohësisht zëvendës ambasadoren, zonjën Anu Prattipati. Gjatë takimit, Abdixhiku ka folur  për momentin  e mirë të LDK-së dhe për ecurinë e fushatës elektorale. Pas ambasadorit britanik, në takim prita zonjën Anu Prattipati. Ai ka shprehur angazhimin e tij për të fuqizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar rëndësinë e një partneriteti të ngushtë me administratën e re amerikane. “Kosova e pavarur e sovrane, e anëtarësuar në BE e në NATO, e me miqësi të përhershme me SHBA-të, ishte misioni ynë dje, është misioni ynë sot, do të jetë misioni ynë nesër. Siguria, energjetika, ekonomia e teknologjia e Kosovës do të mbështeten eksluzivisht në partneritetin e ngushtë që populli i Kosovës, LDK e Republika e Kosovës do të kenë Amerikën, nënvizoi Lumir Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …