U ndjeva i inkurajuar nga vullneti dhe mbështetja që treguan Kramoviku dhe Mrasori për platformën tonë për Kosovën Fituese

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kandidatët për deputet nga kjo komunë, znj. Saranda Sallteku, z. Ardian Rama dhe z. Afrim Dina takuan banorët e fshatërave Kramovik dhe Mrasor. Kryetari Latifi i cili gjithashtu kandidon për deputet, gjatë takimit zgjedhor me banorët e fshatrave Kramovik dhe Mrasor, tha se u ndje i inkurajuar nga vullneti dhe mbështetja që treguan për platformën tonë për Kosovën Fituese.

Këto fshatra janë potencial i madh dhe një aset i çmuar për komunën tonë. Pas 9 shkurtit, në Kuvendin e Kosovës, ne do të angazhohemi me seriozitet për t’i trajtuar dhe për t’i fuqizuar, duke u ofruar atyre vëmendjen që meritojnë.

Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe për përkrahjen që treguat, ka shkruar në facebook, kryetari i Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa, mbajti mbledhjen e radhës të gjashtën për vitin 2025

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, është mbajtur mbledhja e gjashtë e Komitetit për Politikë …