BDI; Për poshtërimin sistematik dhe hap pas hapi të statusit të gjuhës shqipe, ‘Vlen’ do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti

BDI, konsideron se  Qeveria jolegjitime ka shkelur jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe Marrëveshjen e Ohrit dhe Ligjin për Gjuhët.  Miratimi i ndryshimit të ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, ku përcaktohet që licencat të lëshohen në gjuhën shqipe vetëm me kërkesën e përfituesit, është një akt që minimizon rëndësinë e gjuhës shqipe, duke e reduktuar nga gjuhë zyrtare dhe detyruese në një mundësi të kërkuar, duke shkelur me dy këmbë të drejtat themelore të shqiptarëve në këtë shtet.  Ky vendim është një hap prapa dhe një dështim tërësor për të respektuar standardet e barazisë dhe të drejtave të garantuara me Kushtetutë dhe ligje ndërkombëtare.  Do të mbajnë përgjegjësi historike për këtë tradhti, pasi asnjë privilegj pushteti nuk mund të justifikojë pjesëmarrjen në këtë akt që cenon dinjitetin dhe të drejtat e shqiptarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci kritikon PDK-në: Pa ndryshime të thella, rrezikohet tjetër dështim në zgjedhje

Kryetari i komunës së Drenasit njëherit  anëtari i Partis Demokratike e Kosovës, Ramiz Lladrovci, ka …