Kandidati për deputet nga AAK-ja, Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për situatën e rëndë ekonomike, në vendin tonë

Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për situatën e rëndë ekonomike në vend, gjatë një tubimi me qytetarët në Gadime të Lipjanit. Ai theksoi se qeveria aktuale ka rënduar jetesën e qytetarëve përmes mungesës së rrymës dhe faturave të trefishuara, ndërsa shumë familje po përballen me largimin e të rinjve jashtë vendit për një jetë më të mirë. “Në secilën zonë të Kosovës, fryma e Kosovës Fituese po ndjehet si kurrë më parë. Kjo qeveri e ka rënduar jetën e qytetarëve, pa rrymë e me fatura të trefishuara, të gjithë po e përjetojnë gjendjen e rëndë ekonomike. Në Gadime të Lipjanit, në mesin e kolegëve dhe qytetarëve, pashë se si lista jonë po merr besimin e merituar. Disponimi i njerëzve është për një Kosovë që fiton, një Kosovë të sigurt, një Kosovë të zhvilluar për të gjithë, një Kosovë në NATO. Ju siguroj që do dalim faqebardhë secili që rrumbullakëson numrin 137! Krenar me ju, tha kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Anu Prattipati viziton veriun – mesazh Qeverisë së Kosovës: Siguroni jetesë paqësore për të gjithë qytetarët

Në mes të tensioneve të fundit në veri të Kosovës, pas mbylljes së disa zyrave …