Kryetari i Komunës së Vitisisë dhe kandidat për deputet nga radhët e LDK-së, z. Sokol Haliti është takuar me banorët e lagjes “Kongresi i Manastirit” në Viti. Kryetari Haliti në postimin e tij në facebook ka shkruar se edhe banorët e lagjes “Kongresi i Manastirit” në Viti e përkrahin ndryshimin e nisur!
Mbështetja e banorëve të kësaj lagjeje është dëshmi e qartë se fryma e ndryshimit dhe vizioni i LDK-së po gjejnë vend në zemrat e qytetarëve tanë.
Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj! Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Vitinë dhe Kosovën, ka shkruar në rrjetin e tij social, facebook, kryetari i Vitisë, z. Sokol Haliti.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
