Komiteti për Politikë e Financa, i udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Skënderajt, Adelina Spahiu, ka mbajtur të enjtën mbledhjen e parë për këtë vi.
Në këtë mbledhje u shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:
– Miratimi i rendit të ditës
– Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
– Shqyrtimi i raportit financiar përfundimtar për vitin 2024
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së dhe përgjigjeve nga drejtori për Buxhet dhe Financa i komunës së Skënderajt, Ismet Aliu, Komiteti për Politikë e Financa ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, dhe rrjedhimisht janë rekomanduar për mbledhjen e Kuvendit Komunal.