Eman Rrahmani; Vendimi i PZAP-së për të dënuar një veprim pa bazë ligjore, është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave politike të qytetarëve

Sipas njoftimit për media, Eman Rrahmani, përfaqësues i Koalicioni për Familjen e konsideroi vendimin e PZAP-it për të dënuar një veprim pa bazë ligjore si një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave politike të qytetarëve dhe një kërcënim për angazhimin e koalicionit në mbrojtje të vlerave të familjes. “Ky veprim është i paargumentuar dhe i pabazuar,” tha ai, duke shtuar se koalicioni po përballet me një situatë që cenon angazhimin dhe kauzën e tij për mbrojtjen e familjes. Ai theksoi gjithashtu se spoti televiziv, i cili është në përputhje me vlerat e shoqërisë, nuk përmban asnjë gjuhë urrejtjeje dhe nuk mund të ndalohet. “Ne nuk mund të ndalojmë asnjëherë gjuhën tonë, ku flasim për vlerat e familjes. Koalicioni për Familje theksoi se do të vazhdojë të angazhohet dhe të punojë për mbrojtjen e këtyre vlerave. Rrahmani gjithashtu bëri një paralajmërim për organizatat që janë të regjistruara në Serbi dhe që, sipas tij, përpiqen të dëmtojnë familjen dhe angazhimin e qytetarëve për vlerat e familjes, në Kosovë. Koalicioni për Familje do të vazhdojë gjithashtu të argumentojë për mbrojtjen e këtyre vlerave dhe të kundërshtojë çdo formë të instrumentalizimit që është në dëm të familjes, ka nënvizuar Eman Rrahmani.

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …