Albin Kurti ka takuar bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, ku edhe ka kërkuar nga mërgata mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit

Albin Kurti ka takuar të enjten bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, ku edhe ka kërkuar nga mërgata mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kurti ka publikuar disa fotografi nga tubmi, ku ka shkruar se mërgata është me Lëvizjen Vetëvendosje. Cyrihu na priti ngrohtë në sallën kuq flakë e të mbushur cep më cep. Mërgata në Zvicër është me Lëvizjen, mërgata gjithandej është me Lëvizjen, Lëvizja është me mërgatën, e me 9 shkurt, votojmë 118, e bëhemi bashkë 500 mijë zemra. Ju dua fort e ju faleminderit”, shkruan Kurti. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt,  ndërsa subjektet politike po vazhdojnë fushatën zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale e fton për intervistim edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci

Ramiz Lladrovci: Në politikë ka hapa të hidhur, por nuk guxojmë të pajtohemi me to

Ramiz Lladrovci ka dhënë një mesazh reflektues lidhur me aktualitetin politik, duke theksuar se politika …