Daut Haradinaj ka akuzuar Glauk Konjufcën dhe Qeverinë-Kurti për një sërë veprimesh, të cilat i kanë dëmtuar interesat e Kosovës

Daut Haradinaj,  kandidat për deputet nga AAK-ja, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca,  për një sërë veprimesh që i  kanë dëmtuar interesat e Kosovës. Ai renditi disa prej akuzave: Heqja e taksës 100% ndaj Serbisë: Falja e tokës manastirit të Deçanit, Anulimi i termocentralit amerikan, Votimi kundër ligjit për UÇK-në, Injorimi i shqiptarëve të Kosovës Lindore. Haradinaj përmendi gjithashtu disa çështje që, Qeveria e Albin Kurtit nuk ka përmbushur, sikur janë: Bashkimi kombëtar. Kërkimi i faljes nga Serbia. Dëmet e luftës dhe padia ndaj Serbisë. Zbardhja e fatit të të zhdukurve. Daut  Haradinaj ka akuzuar qeverinë se nuk ka realizuar projekte të rëndësishme gjatë mandatit dhe se është fokusuar në polarizimin e shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …