Albin Kurt; Është paradoksale që Spanja, një demokraci e konsoliduar, nuk e njeh Kosovën, një vend pro-evropian

Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për gazetën spanjolle “El Mundo”, ka theksuar se është paradoksale që Spanja nuk e njeh ende pavarësinë e Kosovës, derisa bëri të qartë se Kosova është e angazhuar për një integrim të plotë në Bashkimin Evropian dhe se kjo rrugë, sipas tij, nuk duhet të kushtëzohet nga marrëdhëniet me Serbinë. “Është paradoksale që Spanja, një demokraci e konsoliduar, nuk e njeh Kosovën, një vend pro-evropian që kundërshton ndikimin rus, duke mbajtur një pozicion afër Serbisë. Mendoj se ka ardhur koha që Spanja të njohë pavarësinë e Kosovës”, ka theksuar Kurti. Ai më pas ka kujtuar dy momente kyçe të historisë së Kosovës që dëshmojnë angazhimin ndërkombëtar për pavarësinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj ka uruar qytetarët me rastin e Fitër Bajrami, duke bërë thirrje për më shumë unitet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Bashkësia Islame e …