Viliam Voker: Duhet të krijohet një gjykatë për krimet serbe në Kosovë, e cila heton gjeneralët dhe ministrat e Sllobodan Millosheviqit

Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës në Kosovë, Viliam Voker, dëshmoi për Masakrën e Reçakut, para Gjykatës Themelore, në Prishtinë

Ambasadori i OSBE-së, gjatë luftës, në Kosovë, Viliam Voker, dëshmoi për Masakrën e Reçakut, para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ai  tha se ka marrë ftesë nga gjykata dhe ka ardhur për të dëshmuar, megjithëse nuk ishte i sigurt nëse dëshmia e tij ka lidhje me ngjarjen specifike. Voker  e cilësoi masakrën si krim kundër njerëzimit dhe kujtoi rolin e tij të rëndësishëm në zbardhjen e saj. Seanca është mbajtur me dyer të mbyllura dhe pritej që dëshmia e tij të mbrohej për arsye të moshës së shtyrë, pasi Walker është 89 vjeç. Masakra e Reçakut, ku u ekzekutuan 45 civilë shqiptarë, është një nga krimet më çnjerëzore të luftës në Kosovë. Vetëm dy vrastarë serbë janë dënuar për këto krime, por asnjëri nuk e ka vuajtur  dënimin.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti, po e mban peng Kosovën – ngërçi politik s’mund të zgjasë pafund

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar ashpër kryeministrin në detyrë, …