Ramush Haradinaj

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, deklaroi se Kosova nuk është më në linjë me Amerikën dhe pritën pasoja serioze

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Uashington, zyrtarë të lartë amerikanë kanë shprehur shqetësimin e tyre për pozicionin politik të Kosovës. Haradinaj theksoi se sipas administratës amerikane, Kosova nuk është më në linjë me SHBA-në dhe se kjo situatë mund të ketë pasoja serioze. Ai paralajmëroi se administrata e Trumpit ka një qasje të rreptë dhe nuk do të tolerojë lëvizje që nuk përputhen me interesat amerikane. “Nuk jam Amerika, por me kujdes mund të them që shqetësimi i tyre është i madh, sidomos për kryetarin e qeverisë. Madje, ata dyshojnë se kjo agjendë mund të jetë kundër Kosovës”, tha Haradinaj, duke shtuar se opozita do ta ketë më të lehtë të udhëheqë në këtë situatë.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …