Me rastin e ndarjes nga jeta të rapsodit të njohur Zekë Lushaj, Komuna e Deçanit organizon mbledhje komemorative

Komuna e Deçanit ka njoftuar se me rastin e ndarjes nga jeta të rapsodit të njohur deçanas, veteranit të UÇK-së, ish mësimdhënësin, Zekë Lushaj nga fshati Shaptej, organizon mbledhje komemorative, të shtunën datë 1 Shkurt, në ora 12:00.

Mbledhja mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Deçan. Varrimi i të ndjerit bëhet më 1 shkurt në ora 15:00, në varrezat e fshatit Shaptej. Ngushëllime familjes Lushaj dhe gjithë atyre që e njohën, thuhet në njoftimin e komunës së Deçanit!

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …