Latifi: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, tre dëshmorët që me gjakun e tyre vulosën rrugën e lirisë së Kosovës

Me rastin e 28 vjetorit të rënies heroike të tre heronjëve të parë të UÇK-së, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi në një postim të tij në facebook ka shkruar se Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha janë tre dëshmorët që me gjakun e tyre vulosën rrugën e lirisë së Kosovës.  Ata ishin pararendësit e luftës çlirimtare, që me guxim dhe sakrificë sfiduan armikun për të mbrojtur idealin e shenjtë të atdheut.

Sot, amaneti i tyre na obligon të mbrojmë dhe zhvillojmë vendin për të cilin ata dhanë gjithçka.

Lavdi jetës dhe veprës së tyre!

Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit! thuhet në postimin e kryetarit Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …