Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Kandidati për deputet i PDK-së, Artan Behrami i dërgoi një letër zyrës së kongresmenit Republikan, Keith Self, lidhur me Jack Smithin

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Artan Behrami ia ka dërguar një letër zyrës së kongresmenit Republikan, Keith Self, i cili është Kryetar i Nënkomitetit për Çështje të Jashtme të Dhomës për Evropë. Ai në këtë letër të gjatë shpjegon të gjitha arsyet që çuan në dështimin e samitit të paqes, i organizuar nga Presidenti Trump më 2020, pasi Gjykata Speciale kundërligjshëm kishte publikuar një njoftimin që ndaj Presidentit Thaçi është ngritur një aktakuzë. Në dritën e këtyre shqetësimeve, me respekt kërkoj nga i nderuari Keith Self të nisë një hetim mbi rolin e z. Jack Smith në parandalimin e samitit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020, dhe mbi shpërbërjen e procesit të paqes. Një hetim i tillë është thelbësor për të kuptuar motivet pas veprimeve të z. Smith, dhe për të siguruar llogaridhënie për vendimet që kanë pasur pasoja të gjera për politikën e Jashtme të Amerikës dhe stabilitetin rajonal”, thuhet më tej në këtë letër. Letra e Artan Behramit u publikua pasi Administrata Trump ia ka ndërruar pozitën në Administratë Bruce Swartz, derisa i Dërguari për Misioni Speciale, Richard Grenell deklaroi sot se ka dhënë tashmë një dëshmi kundër Jack Smithit. Ekspres

Kontrolloni gjithashtu

Debate në KQZ mes Listës Serbe dhe partive shqiptare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot mbledhjen me debate të ashpra mes përfaqësuesve të …