Majlinda Kelmendi , kampionia e Botës në Xhudo, u ka prirë tetë garuesve të Kosovës në ceremoninë e hapjes të Lojërave Olimpike. Kosova që merr pjesë për herë të parë, në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë. Kosova në xhudo do të përfaqësohet nga Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova. Musa Hajdari e Vijona Kryeziu do të garojnë në atletikë, Lum Zhavelli e Rita Zeqiri në not, Qëndrim Guri në çiklizëm e Urata Rama në shenjëtari.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
