Koalicioni për Kosovën Fituese e ka vazhduar fushatën zgjedhore në Junik

Koalicioni për Kosovën Fituese e ka vazhduar fushatën zgjedhore në Junik. Kandidati i këtij koalicioni të përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj ka shkruar se gjatë qeverisjes së Kosovës nga ky koalicion, do të bëjnë investime në infrastrukturë dhe për zhvillimin e turizmit. “Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi dhe do të ndajmë grante pa kthim për të rinjtë që hapin biznese. Pensione jo më të vogla se 500, e paga mesatare mbi 1000 euro. Bursa për të gjithë studentët, si në universitete publike ashtu edhe në ato private. Energji elektrike 24 orë, me çmim të paktën 20 përqind më të lirë. Ishim bashkë me junikasit që nga dita e parë e themelimit të komunës. Sonte u dëshmua vazhdimësia, me përkrahjen e tyre madhështore për vizionin e Kosovës Fituese.

Junik, faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme” ka shkruar kandidati i koalicionit për Kosovën Fituese, Ramush Hardinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …