LDK-ja e ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vazhduar sot fushatën zgjedhore në fshatin Kçiq i Madh të Mitrovicës. Kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdigjiku ka kërkuar angazhim maksimal të anëtarësisë për fitore të LDK-së pasi Kosova gjendet në një momentum të rëndësishëm politik. “Ka kohë që e keni kërkuar një LDK që përbashkon, ka kohë që keni kërkuar një LDK që ecë me popullin, ka kohë që keni kërkuar një LDK që dëgjon, ka kohë që keni kërkuar një LDK që vendos. LDK në këto momente kritike për vendin, duhet të jetë unike, duhet të jetë e bashkuar, duhet t’i lë të gjitha dallimet eventuale që i ka mes veti në harresë sepse janë të parëndësishme përballë sfidave ndërkombëtare që i kemi sot, si dhe përballë sfidave që kemi sot si vend” ka theksuar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministret, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …