Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ-ja ka paralajmëruar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve do të dihen shumë shpejt

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme do të dihen shumë shpejt. Zëdhënësi i këtij komisioni, Valmir Elezi ka deklaruar ka bërë të ditur se fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike, dhe për këtë shkak, KQZ pret se do t’i japë shpejt rezultatet preliminare. “Po shpresojmë që, duke pasur parasysh që numërimi i fletvotimeve në vendvotime do të bëhet vetëm për pjesën e fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike, do të bëhet më shpejt – sepse nuk do të kemi numërimin e pjesës së fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur edhe kandidatët për deputetë, po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike” ka theksuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeprokurori i Prishtinës reagon pas incizimit të publikuar: “Askush nuk qëndron mbi ligjin”

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi nga portali …