leoni

KQZ

KQZ-ja ka bërë të ditur se në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 40.04 për qind e qytetarëve me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në zgjedhjet e sotme kanë marrë pjesë 40.04 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Zëdhënësi i këtij komisioni, Valim Elezi deklaroi se procesi zgjedhor gjatë ditës ka kaluar kryesisht i qetë dhe pa probleme të theksuara. “Procesi zgjedhor është zhvilluar në rregull dhe pa probleme që do ta cenonin integritetin e tij. Duke u mbështetur në të dhënat preliminare nga 2 mijë e 297 vendvotime apo 90.68 për qind e tyre nga 2 mijë e 533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës në shkurt 2025 kanë votuar 40.04 për qind apo votues nga 1 milion  1 milion e 970 mijë e 944 sa ishin në listë votuese me të drejtë vote. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës të njëjtën kohë në zgjedhjet 46.90 për qind”, tha gjatë konferencës për medie, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …