Stavileci: PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota

Duke komentuar të dhënat për rezultatin zgjedhor, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci ka thënë se PDK-ja është konfirmuar partia e dytë. Ai ka shtuar më tutje se sot kemi një realitet të ri që qytetarët tanë ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie. PDK si një forcë politike e rikthyer fuqishme do të jetë ajo e cila do të vendosim gjatë ditëve në vijim. “PDK ka arritur një rezultat të madh. PDK është konfirmuar si forca e dytë me mbi 200 mijë vota. Ky është rezultati më i mirë i PDK-së në shumë vite. Ky është një sukses i pamohueshëm për ne. Ajo që kemi parë në këtë proces shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeveria. Ditët në vijmë me finalizimin e rezultateve, kryetari i partisë Memli Krasniqi dhe kandidati Bedri Hamza do të dalin me qëndrime. Ne jemi të lumtur me këtë rezultat për të quar përpara besimin që na keni dhënë”, ka theksuar mes tjerash, zëdhënësi, Blerand Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …