Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Shfaqja e kryeministrit Albin Kurti ishte e turpshme

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili e quajti opozitën hajvana. Ajo ka shkruar se shfaqja e kryeministrit Albin Kurti ishte e turpshme. “Çfarë shfaqje e turpshme e Kryetarit të VV sonte. Hyni në arkiva, edhe nuk keni me gjetë një shfaqje të tillë nga asnjë lider politik. Çfarë turpi. Keqardhje për të. Çirrje. Sharje. Mallkime. Dëgjojeni çka thotë, mbyllni sytë, dhe imagjinojeni që atë fjalim po e mbanë dikush tjetër. Çka kishit me thanë?!”, ka shkruar sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

ZPS përfundon paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka përmbyllur paraqitjen e provave në çështjen gjyqësore për pengim …